Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtarja  e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  Për Krime të Rënda  i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve me inicialet K.D. nga fshati Velezhë-Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale fajdeja nga neni 343 par.3 lidhur me par.1 të KP-së, K.B. nga fshati Hoqë e Qytetit – Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të fajdesë në ndihmë nga neni 343 par.3 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 33 të KP-së, G.Sh. nga fshati Shpenadi – Komuna e Prizrenit A.D. nga fshat Velezhë – Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bash kryerje kanë kryer veprën penale të detyrimit nga neni 340 par.2 lidhur me par.1 të KP-së ndërsa G.Sh. edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll dhe në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së.

 Të  pandehurit   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 01.10.2015 në ora 09:00  dhe do të zgjasë   deri me datën 01.11.2015.

Gjyqtarja   e  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurve.

Të  pandehurit dyshohen  për shkelje të Kodit Penal ,  se  prej një periudhe të gjatë kohore, në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, si dhe faktin se nga këto veprime përfitojnë shumë të mëdha parash,  duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare ose papërvojën e të dëmtuarve të ndryshëm, me të njëjtit kanë kontraktuar huazimin e shumave të ndryshme financiare me kamata dukshëm jo proporcional dhe sipas nevojës kanë përdorur edhe forcën ose kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarit të kryejnë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tyre.