Komunikatë për media

Komunikatë për media

Komunikatë për media

PRIZREN- Gjyqtarja e  Procedurës  Paraprake – Departamenti  për Krime të Rënda  i  Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurës me iniciale Z.H.  nga Peja i caktohet masa e paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.2 lidhur me veprën penale fajdeja nga neni 343 par.3 lidhur me parag 1, veprës penale të detyrimit nga neni 340 par2. dhe veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 parag.1, lidhur me para.3, lidhur me nenin 120 parag.38 të KP-së.

E  pandehura   do të mbahet  në paraburgim në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 28.08.2015  në ora 14:00 dhe do të zgjasë   deri me datën 27.09.2015.

Gjyqtarja  e  Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Speciale  të R. Kosovës  e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të  pandehurës.

E  pandehura dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  se  si pjesëtare e grupit të organizuar dhe i strukturuar dyshohet se ka kryer veprat penale të lartcekura, mënyrën profesionale të kryerjes së veprimeve kriminale, duke u munduar ti fsheh veprimet.