20(njëzet) ditë caktohet masa e paraburgimit

20(njëzet) ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 17.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 20 (njëzet) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.K. nga fshati Zojz, Komuna e Prizrenit,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën…

PRIZREN – 17.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 20 (njëzet) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.K. nga fshati Zojz, Komuna e Prizrenit,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 lidhur me par. 1, lidhur me nenin 248 dhe nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit 16.07.2019, dhe do të zgjas deri me 04.08.2019.

Sepse i dyshuari me datën 16.07.2019, rreth orës 08:40 minuta, në fshatin Zojz, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i shkakton lëndime të lehta trupore – bashkëshortes së tij me iniciale L.K., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur, e me të cilat veprime të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore të përshkruara si në raportin specialistik të dt. 16.07.2019.