30(tridhjetë)ditë caktohet masa e paraburgimit

30(tridhjetë)ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 17.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.D. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë…

PRIZREN – 17.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.D. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 315 parag.1 lidhur me para. 1.1. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit 15.07.2019, dhe do të zgjas deri me 14.08.2019.

Sepse dyshuari me dt. 15.07.2019, rreth orës 06:50 minuta, në rrugën “Kadri Zeka”, në Prizren, saktësisht në objektin e firmës “Qeliku Plast”, i pandehuri me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, e në dëm të pasurisë së të dëmtuarit me iniciale R.H., në atë mënyrë që duke shfrytëzuar orët e hershme të mëngjesit, kalon mbrapa objektit dhe me forcë ka hapur derën e objektit të firmës së lartcekur, ka depërtuar edhe nëpër dy dyer të tjera deri sa ka arritur të hyjë në zyre të objektit, ku nga arka ka marrë një shumë të konsiderueshëm para dhe është  larguar nga vendi i ngjarjes, e me ç’rast të dëmtuarit i ka shkaktuar dëm material.