Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 04.03. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale P.P. nga fshati Velezhë, Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale vjedhje nga neni 325 para.1. të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale P.P., nga fshati Velezhë, Komuna e Prizreni, gjykata e…

PRIZREN, 04.03. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale P.P. nga fshati Velezhë, Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale vjedhje nga neni 325 para.1. të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale P.P., nga fshati Velezhë, Komuna e Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me gjobë në shumën prej 500.00 (pesëqind) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.

Sepse me datën 08.08.2017, gjatë orëve të natës në fshatin Pirana, përball marketit “Agro Drinia”,me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, merr pasurinë e të dëmtuarit me iniciale H.L., në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, orët e vona të natës dhe nga rezervuari i kamionit të tipit “Man”, pronë e të dëmtuarit merr 200 litra naftë, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.